Lajme
Qyteti gjerman që ka gjetur një zgjidhje kreative për vaksinimin e fëmijëve
Derisa vaksinimi anti-Covid po vazhdon të jetë sfidë për botën, edhe më i vështirë po del vaksinimi i fëmijëve. Shumë prindër kanë hezitime dhe pyetje nëse duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre, njofton Albinfo.ch.
Por qyteti i Këlnit në Gjermani ka gjetur një ide inovative për ta bërë më interesant këtë proces.
Në një Airbus të vendosur në qytet po mirëpriten fëmijët e moshës pesë deri në njëmbëdhjetë dhe prindërit e tyre.
“Kjo është një fushatë fantastike. Për fëmijët, është diçka krejtësisht ndryshe nga pediatria, dhe gjithçka është e organizuar shumë mirë këtu, gjithçka shkoi mirë. Shumë mirë!”, thotë Susanne Manitz, mësuese, përcjell tutje Albinfo.ch.
Ndryshe, ditëve të fundit, sikurse edhe në pjesën tjetër të Evropës, edhe në Gjermani ka nisur një valë e madhe e infektimeve me Covid-19.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










