Lajme
Qytetet më të shtrenjta për fundjavë: Në Cyrih kushton 2 100 dollarë
“Deutsche Bank”, ka analizuar koston e një pushimi gjatë fundjavës në 51 qytete të botës, duke përcaktuar qartë cilat janë vendet më të shtrenjta dhe ato më të lirat
Udhëtimet gjithmonë janë një mënyrë e mirë, për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për të marrë energji të reja.
Madje shkencëtarët, kanë zbuluar se udhëtimet jo vetëm që shtojnë produktivitetin, por gjithashtu rrisin dhe jetëgjatësinë.
Në vitin 2010, psikologët zbuluan se individët të cilët shfrytëzonin dhe fundjavat, përpos pushimeve të tyre vjetore, ishin më të lumtur.
“Deutsche Bank”, ka analizuar koston e një pushimi gjatë fundjavës në 51 qytete të botës, duke përcaktuar qartë cilat janë vendet më të shtrenjta dhe ato më të lirat, transmeton Scan.
Analiza u bazua në çmimin e dy netëve në një hotel me pesë yje, ushqimin për drekën dhe darkën, pijet gjatë ditës, si dhe një makinë me qira për dy ditë. Kjo analizë nuk përfshin kostot e fluturimit, përcjell albinfo.ch.
Stambolli, në Turqi është emëruar si destinacioni ideal për të udhëtuar gjatë fundjavës, ku “Deutsche Bank” zbuloi se një fundjavë në qytet do të kushtonte 711 dollarë, kjo është më pak se gjysma e kostos së shpenzimit të një fundjave në Nju Jork City.
Qyteti turk është një shkrirje mes kulturës Lindore dhe asaj Perëndimore, nga muzetë e artit deri tek xhamitë osmane. Sipas Lonely Planet, koha më e mirë për t’u vizituar është në pranverë apo vjeshtë.
10 destinacionet më të lira për një udhëtim gjatë fundjavës
Stamboll, Turqi- ku një fundjavë kushton 711 dollarë
Kuala Lumpur, Malajzi – 754 dollarë
Johannesburg, Afrika e Jugut – 768 dollarë
Manila, Filipine – 779 dollarë
Lagos, Nigeri – 840 dollarë
Bangalore, Indi – 846 dollarë
Nju Delhi, Indi – 864 dollarë
Mumbai, India – 900 dollarë
Rio de Janeiro, Brazil – 900 dollarë
Lisbonë, Portugali – 960 dollarë
Ndërsa, në anën tjetër, qyteti italian, Milano u emërua si destinacioni më i shtrenjtë. Një fundjavë në Milano do të kushtonte 2.706 dollarë sipas “Deutsche Bank”, duke e bërë atë 66% më të shtrenjtë se një pushim në fundjavë në Nju Jork.
10 destinacionet më të shtrenjta për të pushuar gjatë fundjavës
Itali, Milano – 2,706 dollarë
Kopenhagë, Danimarkë – 2.120 dollarë
Cyrih, Zvicër – 2,104
Madrid, Spanjë – 2,085 dollarë
Vjenë, Austri – 2,067 dollarë
London, Mbretëri e Bashkuar – 2,049 dollarë
Romë, Itali – 1926 dollarë
Kajro, Egjipt – 1911 dollarë
Oslo, Norvegji – 1,878 dollarë
Paris, Francë – 1.799 dollarë
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë