Bota
Qytetet ku punoni më pak, e paguheni më shumë
Me 32 ditë pushimesh të paguara në vit, qytetarët e Luksemburgut kanë më shumë të ardhura dhe kohë të lirë në dispozicion
Dëshironi të punoni më pak dhe të fitoni më shumë. Atëherë nuk jeni të vetmit, pasi shumë qytetarë anembanë botës dëshirojnë një jetë të tillë.
Duke marrë shkas nga kjo gjë (dhe të dhënat e popullsisë dhe pagave nga raporti i Deutsche Bank dhe UBS), më poshtë është renditja e qyteteve që ofrojnë pagë më të lartë, më pak orë punë gjatë javës dhe pushime të mjaftueshme gjatë vitit.
Në krye të këtij klasifikimi është qyteti-shtet i Luksemburgut që u ofron qytetarëve të tij kujdes shëndetësor falas dhe i trajton punonjësit e vet mjaft mirë. Një punëmarrës fiton mesatarisht 4,491.50 dollarë në muaj (rreth 142 orë punë në muaj). Ose ndryshe një orë pune paguhet rreth 31.63 dollarë, shkruan ‘monitor’.
Me 32 ditë pushimesh të paguara në vit, qytetarët e Luksemburgut kanë më shumë të ardhura dhe kohë të lirë në dispozicion. Ndaj nuk është habi që ata marrin një vlerësim të lartë në World Happiness Index (Indeksin Botëror të Lumturisë), përcjell albinfo.ch.
Munihu dhe Parisi plotësojnë top 3; të dyja qytetet evropiane u ofrojnë punonjësve ambiciozë një balancë fantastike punë-jetë.
Dhjetë qytetet e para në këtë renditje janë në Evropë, gjë që flet për një kulturë kontinentale të përhapur me paga të larta dhe orë të shkurtra pune gjatë javës.
Qytetet amerikane nuk janë të pozicionuara mirë në këtë renditje, me New York City në vend të 13 (i vetmi në top 25).
Në fund të renditjes është Xhakarta. Kryeqyteti i Indonezisë renditet i fundit në përgjithësi, dhe i katërti nga fundi për pagën, me një pagë mesatare mujore 548 dollarë dhe 12 ditë të paguara pushimesh. Në përgjithësi të rinjtë në vendet aziatike nuk kanë shumë për t’u gëzuar, me pesë qytete (nga dhjetë të fundit në klasifikim) të cilat renditen keq për pagën, ditët e pushimeve të paguara dhe orët e gjata në punë gjatë javës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













