Bota
Qytetet gjermane që prijnë në përdorimin e drogës në Evropë
Saarbrücken është kryeqyteti i padiskutueshëm i kontinentit të përdorimit të amfetaminës, ndërsa tre qytete në ish-lindje kishin konsum më të lartë të metamfetaminës se kudo në Evropë
Qytetet gjermane Saarbrücken, Erfurt, Dresden dhe Chemnitz – kanë konsumin më të lartë të amfetaminës kudo në Evropë, ndërsa përdorimi i kokainës dhe MDMA është në rritje në Dortmund dhe Berlin.
Hulumtimet e reja në Evropë tregojnë se Gjermania është kryeqyteti i drogës në kontinent, veçanërisht kur bëhet fjalë për amfetaminën dhe metamfetaminën. Të dhënat u mblodhën duke analizuar më shumë se 70 qytete, shkruan albinfo.ch.
Në projektin më të fundit, studiuesit testuan katër barna të ndryshme: kokainë, MDMA (ekstazi), amfetaminën dhe metamfetaminë (të njohur gjithashtu si akull), raporton “The Local”.
Në veçanti, ndërsa përdorimi i MDMA dhe kokainës ishte i lartë në ‘qytetet partiake’ si Amsterdami apo qytetet më të pasura bankare si Cyrih. Gjermania ka një problem të rëndësishëm kur bëhet fjalë për amfetaminat, përcjell tutje albinfo.ch.
Saarbrücken është kryeqyteti i padiskutueshëm i kontinentit të përdorimit të amfetaminës, ndërsa tre qytete në ish-lindje kishin konsum më të lartë të metamfetaminës se kudo në Evropë.
Analiza e ujërave të zeza është një metodë kërkimi gjithnjë e më popullore dhe efektive.
Hulumtuesit e parë filluan projektin e tyre në vitin 2011, duke studiuar ujërat e zeza të 19 qyteteve evropiane. Projekti më i fundit mori parasysh 73 qytete në 20 vende evropiane.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998