Uncategorized
Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për test PCR
Qytetarët e Kosovës, të cilët vizitojnë Shqipërinë, nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në territorin e Shqipërisë.
E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët nga Shqipëria, të cilët vijnë në Kosovë.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Në bazë të reciprocitetit, lëvizja e qytetarëve do të jetë siç ka qenë edhe më parë. Pra, qytetarët si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në të dyja këto shtete”, ka thënë Minxhozi.
Qeveria e Kosovës të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Prej sot do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19 do të zgjasin deri më 18 prill.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













