Lajme
Qytetarët e Kosovës ndër më të diskriminuarit gjatë kërkimit të banesave në Zvicër
Emri, kombësia dhe lloji i lejes së qëndrimit mund të ndikojnë në mundësitë për të marrë me qira një banesë, tregojnë dëshmitë dhe studimet
Të huajt që kërkojnë banesë në Zvicër vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi. Disa pronarë dhe agjenci preferojnë qiramarrës zviceranë, ndërsa në raste të tjera aplikantët refuzohen për shkak të lejes së qëndrimit, gjuhës apo prejardhjes, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Në një anketë të realizuar nga mediumi, disa lexues të huaj kanë treguar për vështirësitë e tyre gjatë kërkimit të një apartamenti. Një prej tyre, i cili kishte leje L, tha se shumë agjenci nuk ia pranonin aplikimin dhe kërkonin të paktën leje B.
Një tjetër aplikante, edhe pse kishte leje B, tha se pronari kishte zgjedhur një person zviceran, duke argumentuar se kjo ishte më e lehtë nga aspekti administrativ.
Një amerikan raportoi se pronarë të caktuar kërkonin qiramarrës që flisnin frëngjisht, ndërsa një tjetër i kishte thënë drejtpërdrejt se dëshironte qiramarrës zviceranë. Një grua tjetër deklaroi se qiraja e familjes së saj ishte rritur, ndërkohë që kjo nuk kishte ndodhur me fqinjët zviceranë.
Emrat kosovarë ndër më të prekurit
Problemi mbështetet edhe nga hulumtime më të gjera. Një studim eksperimental i universiteteve të Gjenevës, Neuchâtelit dhe Lozanës, me rreth 11 mijë aplikime fiktive, kishte konstatuar se kandidatët me emra kosovarë ose turq kishin më pak mundësi të ftoheshin për të parë një apartament sesa aplikantët pa prejardhje të huaj.
Diskriminimi raportohet edhe në tregun e punës. Sipas hulumtimeve të cituara, shtetasit zviceranë me prejardhje të huaj duhet të dërgojnë rreth 30 për qind më shumë aplikime për të marrë një ftesë për intervistë, edhe kur kanë kualifikime të njëjta.
Pavarësisht se diskriminimi mbi bazën e kombësisë apo prejardhjes nuk lejohet, përvojat e raportuara tregojnë se në praktikë të huajt vazhdojnë të hasin pengesa në tregun zviceran të banesave dhe punësimit.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











