Shqipëria
Qiratë në Shqipëri ndër më fitimprurëset në Evropë
Të dhënat më të fundit mbi kthimet e investimeve nga qiraja nga Investropa tregojnë se disa qytete shqiptare po ofrojnë norma fitimi që tejkalojnë ndjeshëm mesataren evropiane
Shqipëria po konsolidohet gradualisht si një nga tregjet më interesante në Evropë për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në sektorin e qirave.
Të dhënat më të fundit mbi kthimet e investimeve nga qiraja nga Investropa tregojnë se disa qytete shqiptare po ofrojnë norma fitimi që tejkalojnë ndjeshëm mesataren evropiane, duke e kthyer vendin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas grafikut të publikuar i bazuar në të dhëna nga Banka e Shqipërisë, Numbeo, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, Tirana regjistron një kthim mesatar rreth 7% nga qiratë, një nivel që e vendos kryeqytetin shqiptar përkrah ose mbi qytete si Madridi, Brukseli, Amsterdami dhe Varshava. Ky tregues konsiderohet shumë konkurrues në standardet evropiane, ku në shumicën e kryeqyteteve kthimet vështirë se kalojnë 5%.
Përtej Tiranës, Durrësi dhe qytetet bregdetare po shfaqin gjithashtu performancë të fortë. Durrësi, si një nga qendrat kryesore urbane dhe portuale të vendit, përfiton nga kërkesa e qëndrueshme për qira afatgjata dhe afatshkurtra, duke ofruar kthime të krahasueshme me kryeqytetin. Ndërkohë, Vlora shënon rreth 6%, e mbështetur kryesisht nga zhvillimi i shpejtë i turizmit, rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe zgjerimi i ofertës së qirave sezonale.
Në krahasim, tregjet tradicionale të Evropës Perëndimore rezultojnë shumë më pak fitimprurëse. Qytete si Parisi, Munihu, Cyrihu, Londra apo Vjena ofrojnë kthime që variojnë kryesisht mes 3 dhe 4%, ndërsa në disa raste edhe më pak. Kjo diferencë shpjegohet me çmimet shumë të larta të blerjes së pronës, rregullimet e forta të tregut të qirave dhe një nivel të lartë maturimi të këtyre tregjeve.
Nga ana tjetër qyteti i Portos në Portugali mban fitimet më të larta nga qiratë në kthimin e pronës. Porto pasohet nga Roterdami, Stambolli dhe Dublini ku cilësohen si vende ku investimi kthehet nga qiratë më shpejt .
Në tërësi, të dhënat sugjerojnë se Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më fort në hartën evropiane të investimeve në pasuri të paluajtshme, jo vetëm si një treg në zhvillim, por si një alternativë reale për investitorët që kërkojnë kthime më të larta krahasuar me tregjet e konsoliduara të BE-së.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













