Lajme
Qindra të vdekur nga Covid-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë në 24 orët e fundit
India, Brazili dhe Meksika janë tri vendet, të cilat kanë shënuar numër të lartë të vdekjeje në 24 orët e fundit.
Për shkak të koronavirusit (Covid-19) në Indi janë shënuar 654 vdekje, në Brazil 614 dhe në Meksikë 342, transmeton Anadolu, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 47.704 raste të reja, duke e rritur në 1.483.157 numrin e rasteve, ndërsa me 654 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 33.425 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 952.744.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 23.284 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.442.375 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 87.618.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo, me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 487.654 raste dhe 21.676 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.667.667.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Kurse, Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 342 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 44.022. Ndërkaq, me 4.973 raste të reja, është rritur në 395.489 numri i të infektuarve me COVID-19.
Deri më tani, në vend janë shëruar 256.777 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














