Lajme
Qindra kompani në Cyrih paguajnë punëtorët nën standardet ligjore
396 kompani në Cyrih nuk respektuan standardet e pagave
Kontrollet e autoriteteve të kantonit të Cyrihut zbuluan se gati 400 kompani kanë shkelur rregullat për pagat gjatë vitit 2025, me shkelje më të shpeshta te punëdhënësit e huaj, përcjell albinfo.ch.
Qindra kompani në kantonin e Cyrihut janë konstatuar se nuk u kanë paguar punëtorëve pagat sipas standardeve të përcaktuara.
Sipas të dhënave për vitin 2025, autoritetet kantonale analizuan gjithsej 1.927 kompani, ndërsa në 396 prej tyre u identifikuan shkelje të rregullave për pagat.
Shkeljet rezultuan dukshëm më të shpeshta te punëdhënësit e huaj. Nga 371 kompani të huaja të kontrolluara nga Departamenti i Ekonomisë i kantonit të Cyrihut, 147 nuk u kishin paguar punonjësve pagat e zakonshme sipas sektorit dhe profesionit.
Ndërkohë, edhe te kompanitë zvicerane u evidentuan parregullsi. Nga 1.556 kompani të kontrolluara, 249 rezultuan se nuk kishin respektuar standardet lokale dhe ato të industrisë për nivelin e pagave. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













