Shkurt.ch
Qeveritarët zviceranë fitojnë nga 445 mijë franga në vit
Sa për krahasim, Barack Obama fiton gjihsej 352.000 franga (llogaritur mbi bazën e dollarëve) e kancelraja gjermane Merkel “vetëm” 235 mijë franga
Ministrat zviceranë ose ndryshe, çdonjëri nga 7 anëtarët e Këshillit Federal, trupit ekzekutiv dhe presidencial që udhëheq Zvicrën, fitojnë mesatarisht nga 445.163 franga bruto në vit. Dhe kjo shumë është më e madhe në krahasim me homologët nga të gjitha qeveritë e vendeve tjera perëndimore.
Sa për krahasim, Barack Obama fiton gjihsej 352.000 franga (llogaritur mbi bazën e dollarëve) e kancelraja gjermane Merkel “vetëm” 235 mijë franga. Ndërsa premieri britanik, Cameron mund të llogaritet si “më i varfri” në këtë kategori, pasi që paga e tij vjetore bruto arrin vlerën prej vetëm 215.000 frangave.
Por nuk është vetëm paga që marrin ajo që e bën të lakmueshëm pozicionin e krerëve të vendit në Zvicër, shkruan srf.ch duke iu referuar revistës “Bilanz”. Ata kanë edhe një sërë benificionesh dhe lehtësirash që u mundësojnë të mos e “çojnë dorën në xhep” pothuajse fare.
Krahas pagës prej 445.163 fragash, secili pjesëtar i qeverisë merr edhe nga 30.000 franga shtesë. Këto janë të dedikuara për mbulimin e shpenzimeve të bashkëshortes ose bashkeshortit të ministrit gjegjësisht ministres, njofton bilanz, përcjell albinfo.ch. Ndërsa presidentja ose presidenti i federatës (që zgjidhen me rotacion) pasi që ka funksion më të theksuar reprezentativ, merr edhe 12.000 franga plotësuese në vit.
Ministrat po ashtu kanë në dispozicion nga një makinë të ashtuquajtur “reprezentative” dhe një tjetër për shërbime private bashkë me shoferin. Zëvendësimi i një makine të tillë me të renë parashihet pas kalimit të 100 mijë kilometrave, ose një herë në tri deri 4 vjet. Atë mund ta shfrytëzojë njësoj edhe bashkëshortja e ministrit, kështu që ajo nuk ka nevojë të blejë fare makinë.
Zvicra ka menduar po ashtu edhe për një pension dinjitoz të krerëve të shtetit. Kështu, ai ministër që ka dalë në pension pas 4 vitesh shërbimi në atë post, merr pagë vjetore prej 220.000 frangash. Në rast se për shkaqe shëndetësore duhet të braktisë postin para kohe, është delegacioni financiar i dy dhomave të parlamentit ai që vendos mbi lartësinë e pensionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













