Çështja e çmimeve të banesave dhe qirave vazhdon të jetë një prej temave të rëndësishme në Zvicër.
Këshilli Federal ka prezantuar një kundërpropozim ndaj të ashtuquajturës “Iniciativa për Qiratë”, e promovuar nga Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa kërkon një mekanizëm automatik dhe të rregullt monitorimi për të parandaluar qiratë abuzive. Qeveria federale, ndërkaq, propozon qasjen e saj, e cila synon krijimin e rregullave të qarta, transparente dhe të kuptueshme për përcaktimin e qirave.
Objektivi është që rregullat e reja të ndihmojnë në parandalimin e abuzimeve dhe njëkohësisht ta bëjnë më të qartë mënyrën se si përcaktohet çmimi i qirasë.