Lajme
Qeveria vendosi: Hidhet në votim iniciativa për ndalimin e burkës
Iniciativa "Po për ndalimin e mbulesës", siç quhet zyrtarisht, kërkon që të ndalohet mbulimi i fytyrës në të gjithë hapësirën publike, në nivel vendi
Këshilli Federal (qeveria e vendit) ka vendosur sot që më 7 mars 2021 të hidhen në votim iniciativat për tri propozime në nivel nacional.
Kështu, më 7 mars elektorati zviceran do të votojë për të ashtuquajturën “Iniciativa e burkës”, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa “Po për ndalimin e mbulesës”, siç quhet zyrtarisht, kërkon që të ndalohet mbulimi i fytyrës në gjithë hapësirën publike, në nivel vendi.
“Përjashtimet janë të mundshme vetëm në rastet kur ato ndodhin për arsye të sigurisë, shëndetit, klimës dhe zakoneve lokale, përcjell albinfo.ch. Këto përjashtime duhet të konkretizohen në nivelin ligjor”, thotë Zyra Federale e Drejtësisë.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal ka vendosur ta kundërshtojë nismën me një kundërpropozim indirekt, i cili synon një qasje më të zbutur ndaj kësaj problematike.
Deri më tani, vetëm në dy kantone të Zvicrës, në Ticino dhe në St. Gallen, me referendum është ndaluar bartja e mbulesës së grave myslimane, të njohur me emërtimin “burka”.
Në votim më 7 mars 2021 do të hidhet edhe Referendumi mbi Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik midis vendeve të EFTA-s (Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia) dhe Indonezia dhe Referendumi për pasaportën dixhitale E-ID.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










