Kosova
Qeveria serbe deklarohet pas shkarkimit të zv.ministres së Drejtësisë
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se shkarkimi i Vesna Mikiqit nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë në Kosovë “është edhe një tjetër provë që (kryeministrit të Kosovës) Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të hënën se ka liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.
Haradinaj tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet se Mikiq, “duke e quajtur agresionin ndaj popullit serb gjenocid dhe separatistët shqiptarë terroristë”, ajo “ka shprehur mendimin që mbizotëron në mesin e popullit serb”.
“Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’iu ngrenë edhe dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t’i respektojë ata që i kanë bërë keq”, thuhet në reagimin që e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Shkarkimin e Mikiqit e dënoi edhe subjekti i saj politik, Lista Serbe.
Sipas kryeministrit Haradinaj, deklaratat e Mikiqit janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.
Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.
Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













