Shkurt.ch
Qeveria: Për kontingjentet dhe kundër Lëvizjes së Lirë
Këshilli Federal mbështet: kontingjentet e të huajve, përparësinë e vendësve në tregun e punëes dhe forcimin e potencialit të fuqisë punëtore vendëse
Një qëndrim lidhur me jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, që është pritur prej kohësh nga Këshilli Federal, është bërë publik pikërisht sot, dy ditë pasi është mbushur një vit nga votimi i iniciativës së përmendur.
Me këtë qëndrim, qeveria e vendit mbron pikat, mbrojtjen e të cilave e ka paralajmëruar edhe më parë: kontingjentet e të huajve, përparësinë e vendësve në tregun e punëes dhe forcimin e potencialit të fuqisë punëtore vendëse.
Paralelisht me këto, ajo ka miratuar edhe mandatin për rinegociimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë me BE-në. Duke e prezantuar para medieve qëndrimin më të ri të Këshillit Federal, presidentja dhe ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga e ka arsyetuar atë në këtë mënyrë: “Ne po ecim hap pas hapi – pa humbur kohë por edhe pa stres të panevojshëm”.
Ja se cilat janë pikat që i ka prezantuar sot qeveria lidhur me iniciativën kundër migracionit masiv:
Sistemi i migacionit i propozuar nga Këshilli Federal parasheh numrat maksimalë në kuadër të kontingjenteve, sa i përket punësimit të të huajve. Në kontingjente përfshihet qëndrimi prej katër muaj e më shumë për punë në Zvicër.
Politikës së kontingjenteve u nënshtohen edhe të punësuarit nga zonat kufitare, familjarët, të papunët, si dhe refugjatët dhe personat me qëndrim të përkohshëm.
Për shifrat maksimale të kontingjenteve do të vendosë Këshilli Federal. Ai do të heqë dorë nga synimi paraprakisht i fiksuar për reduktimin e shifrave. Këtë e bën në të mirë të ekonomisë së vendit.
Më tutje në qëndrimin e Këshillit Federal thuhet se përparësia e vendorëve do të shqyrtohet nga rasti në rast. Por, do të ketë përjashtime në profesionet me mungesë të theksuar në tregun vendor të punës. Në rasret e tlla do të hiqet dorë nga testimi plotësues.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












