Kosova
Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët, nuk ndryshon vlera
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Albin Kurti tha sot se për kategorizimin dhe vlerën e shtesave janë pajtuar në takimin e djeshëm me zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.
“ Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategorizimin dhe vlerën e shtesës së rrezikshmërisë. Në takim, me ministrin e MPB-së, Sveçla dhe MF-së, Murati i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësisë së tyre”, tha ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se vlera e shtesave do të jetë e njëjta me atë që është miratuar në mbledhjen paraprake të Qeverisë së Kosovës.
Lista është pra ajo që është miratuar nga kryeministri në mbledhjen paraprake të Qeverisë”, deklaroi Murati.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










