Shkurt.ch
Qeveria: Frëngjishtja të jetë e detyrueshme nga klasa e pestë
Kështu, sipas propozimit të Këshillit Federal, nxënësit gjermanishtfolës do të mësojnë frëngjishten dhe ata frankofonë, gjermanishten
Nxënësit në të gjitha kantonet duhet që më së voni në klasën e pestë (klasa e fundit e ciklit të ulët të fillores) të mësojnë gjuhën e dytë të vendit, shkruan srf.ch. Kështu, nxënësit gjermanishtfolës do të mësojnë frëngjishten dhe ata frankofonë, gjermanishten.
Ky është propozimi më i ri që e ka bërë Këshilli Federal i Zvicrës dhe i cili përmes këtij varianti synon të bëjë presion mbi disa kantone të cilat kanë bërë përpjekje për të bishtnuar nga ky detyrim, transmeton albinfo.ch. Janë së paku katër kantone që duan ta fshijnë nga programet e tyre shkollore frëngjishten, edhe pse të gjitha kantonet paraprakisht ishin pajtuar që në kuadrin e programit “Harmos-Konkordat” për një zgjidhje unike.
Këshillimi që ka startuar sot shërben për të debatuar lidhur me propozimet për zgjidhje, shkruan Këshilli Federal. Por theksohet se në rast se kantonet nuk e zbatojnë strategjinë e zgjedhur, federata ka të drejtë të veprojë duke promovuar gjuhët e vendit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











