Kosova
Qeveria e Kosovës miraton ligjin e ri për pensione
Përfshihen në skemë pensionistët e viteve të ’90-ta
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Albin Kurti tha se me miratimin e këtij ligji do të sigurohet trajtimi i barabartë për të gjithë pensionistët dhe do të rritet mirëqenia sociale.
“Përmes tij do të adresojmë çështjen e pabarazisë disavjeçare, të mosnjohjeje të së drejtës pensionale në skemën e pensionit kontributpagues, të një numri të madh të pensionistëve, të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vjetësh kontribut në sistemin pensional”, tha Kurti.
Sipas tij, me këtë ligj ligj do të eliminohet padrejtësia ndaj atyre që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet 90-a’.
“Ky projektligj është në linjë me premtimin tonë për trajtimin e barabartë për të gjithë dhe rritje të mirëqenies sociale. Përmes tij do të adresojmë çështjet e pabarazisë disavjeçare, mosnjohjen të së drejtës pensionale në skemën e pensionet kontributpagues për një numër të madh të pensionistëve që nuk e përmbushin kriterin prej 15 vjetësh kontribut në ish-sistemin pensional. Me vendosjen e këtij sistemi ishte bërë një prerje e menjëhershëm në mes të dy formave të rregullimit të sistemit pensional duke e bërë një tranzicion nga sistemi i gjeneratave në atë të vetëfinancimit, e dujke e lënë anash një gjeneratë të tërë të pensionistëve. Për ta eliminuar këtë diskriminim për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90 si qeveri po shtojmë një skemë të re pensionale, skemën e pensionit parcial kontribut-pagues”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju-Jork,...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen