Lajme
Qeveria austriake ndan 38 miliardë euro ndihmë për ekonominë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i shoqëruar nga nënkancelari Werner Kogler, gjatë një konference për shtyp ka njoftuar sot se ka ndarë një pako ndihme prej 38 miliardë eurosh
Qeveria austriake në betejën ndaj koronavirusit është duke treguar një kujdes të veçantë jo vetëm në raport me qytetarët e prekur nga ky virus, por edhe me punëtorët e pezulluar nga puna dhe bizneset.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i shoqëruar nga nënkancelari Werner Kogler gjatë një konference për shtyp ka njoftuar sot se ka ndarë një pako ndihmëse prej 38 miliardë eurosh, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
“Në kohë të vështira shteti duhet t’i dalë në ndihmë popullit të tij për t’ua siguruar qytetarëve vendet e punës. Prandaj, do të ketë një paketë ndihme prej 38 miliardësh”, ka thënë Sebastian Kurz.
“Qytetarët austriakë jo vetëm që kanë frikë nga virusi, por edhe frikë nga humbja e vendit të punës. Tani është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të parandaluar “papunësinë masive”, ka nënvizuar ai.
Pas paketës së ndihmës së parë prej 4 miliardë eurosh, e cila u vendos javën e kaluar, paketa e dytë tani është publikuar. Përbërja e saj duket si më poshtë: Katër miliardë euro për ndihmë urgjente. 9 miliardë euro do të shkojnë për garanci dhe detyrime. 15 miliardë do të jenë në dispozicion si fond i urgjencës, ndërsa 10 miliardë euro për zbutje të taksave, njofton “albinfo.ch”.
Nënkancelari Werner Kogler tha se kriza aktuale është “pa dyshim kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”. Jo vetëm për shoqërinë, por edhe për ekonominë. Kriza financiare është më e keqe se ajo e vitit 2008.
“Në një situatë kaq të rëndë, dramatike, ajo ka prekur të gjithë, nga ndërmarrjet e vogla në ato të mëdha”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












