Bendrit Bajra
Integrimi
Qesh kundër racizmit
Vdeot satirike që kanë frekuentim të madh në rrjetet sociale dhe në Youtube nga humoristë të njohur nga Gjermania dhe Zvicra kanë treguar se çfarë pasurie ka diversiteti kulturor me të huajt.
Në festivalin humoristik “Laugh up sta nd up” që po mbahet në Shedhalle, Rote Fabrik në Cyrih, është qeshur shumë të premten mbrëma.
Në moderim të politikanit dhe gazetarit të njohur Etrit Hasler kanë defilluar në skenën e këtij festivali humoristë të njohur nga Gjermania, Austria e Zvicra.
Në skenë fillimisht u ngjitën organizatoret Geesa Tuch, Rohit Jain, Shpresa Jashari dhe Katharina Morawek.
Kjo e fundit, e cila është menaxhere e Shedhalle, tha se organizatoret e festivalit kanë lidhje të përzemërt mes tyre kur është fjala për racizimin, jo që janë raciste, por që kanë punuar shumë në këtë drejtim, thotë Morawek.
Ndërsa Shpresa Jashari ka treguar se humori prek realitetin në kohën kur migracioni po sjell njerëz që janë më ndryshe dhe për këtë arsye po bëhet shumë humor me migrantët.
„Kjo të bën të qeshësh për dikend që e bën të jetë i huaji duke e izoluar. Ka edhe qeshje që i afron njerëzit. Ne po bëjmë përpjekje për të sjellë humor që do të qeshim me ata që janë në një shtresë më të ulët dhe që nuk ka fuqi për të kundërshtuar. Është diçka tjetër kur qeshim me një politikane, e cila ka pushtetin në dorë, sesa me një të dobët që nuk del të jetë e mirë“, tha Jashari.
„Gjatë këtyre tri ditëve do të eksperimentohet në mënyra të ndryshme me njerëz me përkatësi të shumta nacionale dhe kulturore, të cilët mund të bëjnë humor joracist, por që e prek diversitetin“, thotë më tutje Jashari.
Natën e parë kanë tematizuar me skeqe për përkatësinë e tyre në familje të përziera.
Ndërsa, pjesa e dytë ishte rezervuar për mysafirët nga Berlini që kanë shkundur publikun duke qeshur me stereotipat për të huajt dhe islamin. Vend kryesor në skeqet e tyre kanë zënë refugjatët.
Pjesa e fundit ishte rezervuar për dy shqiptaro-zviceranët, aktualisht shumë të pranishëm në skenën zvicerane të humorit dhe muzikës.
E ka nisur komediani Bendrit Bajra që është bërë tashmë yll në Zvicër.
Komiku shqiptar ka ironizuar për ngjarje të shkurtra me tema nga përditshmëria e jetës në Zvicër, e që nuk e kishin kuptuar fare kolegët e tij nga Berlini për shkak të dialektit schweizerdeutsch.
Për ta respektuar Bendritin megjithatë ata kanë qeshur bashkë me publikun.
Ndërkohë është zhvilluar një debat me komedianët e mledhur rreth temës se deri ku mund të shkojë humori i tyre.
Mbrëmjen e së premtes e ka mbyllur „Baba Uslender“, emri artistik i Granit Dervishajt. Ai është fenomeni i parë i madh zviceran i paraqitur në Youtube.
Me mënyrën e tij (vetë) ironizuese, shqiptari Dervishaj të lë përshtypje jo shumë miqësore edhe në takimin e parë, në jetën reale.
Me këngët me ritme të forta, me rima josimetrike dhe me gjeste vetironike ka entuziazmuar publikun e mbledhur në Rote Fabrik në Cyrih.
Shpresa Jashari tha për albinfo.ch se ky projekt është i pari i shoqatës së tyre, por që nuk do të ndalen me projekte të këtilla që do të ndikojnë të mbledhin një publik për ta sensibilizuar kundër racizimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht





















