Lajme

Qeni mbyt një drenushë, dënohet pronarja e tij

Sipas zyrës së prokurorit publik, qeni nuk do të kishte qenë në gjendje të kafshonte asnjë kafshë tjetër nëse do të kishte qenë i lidhur me zinxhir

Një pronare qeni nga St. Galleni është dënuar për “mizori neglizhente” ndaj kafshëve dhe për lejimin e një kafshe (qenit të saj) të bredhë lirisht. Ajo e kishte lënë qenin e saj pa zinxhir në buzë të një pylli gjatë sezonit të shumimit dhe lindjes, të kafshëve të egra, shkruan srf.ch.

Qeni pastaj nuhati aromën e një drenushe, e zuri atë, e kafshoi dhe e plagosi aq rëndë sa që jo ngordhi pak më vonë.

Sipas zyrës së prokurorit publik, qeni nuk do të kishte qenë në gjendje të kafshonte asnjë kafshë tjetër nëse do të kishte qenë i lidhur me zinxhir. Pronarja e qenit u dënua me urdhër penal me një gjobë me kusht prej 2,100 frangash zvicerane.

Ajo gjithashtu duhet të paguajë 1,000 franga zvicerane në gjoba dhe tarifa për disa shkelje që lidhen me ligjet e mirëqenies së kafshëve dhe pronësinë e qenve.