Kosova
Punëtorët në Kosovë paguhen më pak se paga minimale
Paga minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç si dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kjo del të jetë paga më e ulët minimale në rajon dhe Europë
Punëtorët në Kosovë në shumë raste paguhen më pak se sa paga minimale, e cila edhe ashtu është më e ulëta në rajon.
Këtë për Radio Kosovën e ka konfirmuar Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale, sipas së cilës janë identifikuar mbi 60 raste të atyre që paguhen nën pagën minimale, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të përballen me shkelje të të drejtave të tyre, edhe sa i përket pagës minimale. Kushtet e rënda ekonomike po i detyrojnë ata të punojnë edhe nën atë pagë, e cila edhe ashtu është më e ulëta në rajon.
“Gjatë 7-mujorit të këtij viti, Inspektorati i Punës ka identifikuar 64 raste të atyre që paguhen nën pagën minimale”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.
Këtë shqetësim e ngrit edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi.
Ai për Radio Kosovën ka pohuar shkeljen e madhe të të drejtave të punëtorëve në këtë aspekt.
“Gjendja në terren është një tmerr i vërtetë. Shumë raste ka që paguhet nën pagën minimale, ka raste që thjesht janë të gatshëm të punojnë edhe për 100 euro vetëm që të mos i ndërpritet marrëdhënia e punës. Në shumicën e rasteve pagën minimale punëtorët e marrin edhe me 140 euro, gjegjësisht me 110 euro, sepse nga kjo pagë minimale hiqen tatimet dhe kontributet e ndryshme. Dhe kjo pagë faktikisht është simbolike, që ne shpesh po themi është një pagë që nuk të lë as për të jetuar e as për të vdekur”, thotë Azemi.
Paga minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç si dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kjo del të jetë paga më e ulët minimale në rajon dhe Europë, pasi sipas të dhënave të publikuara këtë muaj nga Eurostat, ku nuk është përfshirë vendi ynë, në muajin korrik paga minimale më e ulëta në rajon ka qenë në Shqipëri 191 euro, kurse më e larta në Turqi 446 euro. E në vendet e BE-së, paga minimale më e ulët është në Bullgari 261 euro, kurse më e larta në Luksemburg, afro 2000 euro.
Ministri Reçica në fillim të vitit ka deklaruar se i kishte dorëzuar qeverisë për miratim propozimin për rritjen e pagës minimale në 250 euro.
Në përgjigjën e dhënë, Ministria e Punës konfirmon se më 11 janar të këtij viti, Ministria i ka dërguar qeverisë propozimin.
Ministri Reçica beson që në një nga mbledhjet e radhës dokumenti me propozim do të jetë në tavolinën e qeverisë për miratim.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













