Lajme
Publikohet harta e vendeve më të rrezikshme në botë
Është zbuluar harta e re, për vitin 2020, me shtetet më të rrezikshme në botë.
Libia, Somalia, Sudani Jugor dhe Republika e Afrikës Qendrore, të gjitha në kontinentin e Afrikës, janë vendet më të rrezikshme, sipas “Travel Risk Map” (“Harta e Rrezikut të Udhëtimit”), shkruan mediumi britanik “The Independent”.
E krijuar nga ekspertët globalë për rrezikun, organizata “International SOS”, harta radhit sigurinë e vendeve përmes tri kritereve të ndryshme: mjekësore, sigurimit dhe siguria në rrugë, transmeton Koha.net.
Për dy kategoritë e para, vendet janë vlerësuar deri në numrin 5, ndërsa siguria në rrugë vlerësohet deri në 4 bazuar në normën e vdekshmërisë në 100,000 njerëz.
Shtetet e përmendura më sipër kanë shënuar nivelin më të ulët të sigurisë për secilën kategori: “shumë lartë” për rrezikun sigurimit mjekësor gjatë udhëtimit; “ekstrem” për rrezikun e sigurisë së udhëtimit; si dhe mbi 25 (vdekje në 100,000) për rrezikun e sigurisë rrugore.
Në anën tjetër të spektrit, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Luksemburgu, Sllovenia, Andorra dhe Svalbardi, të gjitha këto vende kanë shënuar sigurinë më të lartë në tri kriteret e cekura më lart, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, sipas “International SOS”, sa i përket rrezikut për siguri në udhëtime, Kosova është radhitur në kategorinë mesatare. Sipas hartës më poshtë, në këtë kategori përfshihet edhe Novi Pazari e deri te Plevla (Sanxhaku).
Vendet me rrezikshmëri të lartë në siguri:
Libia,
Somalia,
Sudani Jugor,
Republika e Afrikës Qendrore,
Mali,
Siria,
Jemeni,
Afganistani.
Vendet me rrezikshmëri të ulët në siguri:
Islanda,
Norvegjia,
Finlanda,
Danimarka,
Zvicra,
Luksemburgu,
Sllovenia,
Andorra,
Svalbardi,
Grenlanda.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














