Integrimi
Publikohet doracaku për zgjedhje: “Ti je shefi, ti vendos”
Përveç synimit për vedijesimin e të rinjve për mënyrën e votimit, doracaku ka për qëllim edhe evidentimin e vështirësive të votuesve nga Diaspora Shqiptare
Të premten është publikuar doracaku për zgjedhjet, në kuadër të projektit ‘Ti je shefi, Ti vendos!’ i cili është një projekt në partneritet mes Rinisë dhe studentëve shqiptarë në Norvegji’, organizatës JEF Kosova, Fondacionit Gjerman KAS si dhe Institutit Civita.
Ky doracak ka për qëllim vedijesimin e votuesve të rinj, duke i informuar ata për rëndësinë e votës së tyre dhe mënyrën e votimit të rregullt, si parakusht për një demokraci të qëndrueshme.
Nga panelistët e ftuar u vlerësua shumë rëndësia e edukimit të rinisë në lidhje me procesin zgjedhor. Arton Baftiu, përfaqësues i Rinisë dhe Studentëve Shqiptarë në Norvegji tregoi se frymëzimi për këtë projekt, dhe për kyqjen e diasporës në këtë projekt, ka ardhur si rrjedhojë e aktiviteteve dhe inkuadrimit në nivel të lartë të rinisë norvegjeze në politikë. „Duke parë arritjet e tyre, menduam se do të ishte mirë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe në Kosovë, duke bashkëpunuar me organizatat rinore këtu dhe institutcionet tjera përgjegjëse për zgjedhjet, tha Baftiu.
Ndërsa presidentja e organizatës „Jef Kosova“, Ardita Osmanaj, duke folur për rëndësinë e këtij projektit, ka thënë: “Ne tashmë kemi filluar realizimin e projektit “Ti je shefi, ti vendos”, duke e realizuar edhe fazën e parë të këtij projekti, me rastin e lansimit të doracakut për Zgjedhjet, i cili synon vedijesimin e votuesve të rinj për mënyren e votimit dhe rëndësinë e votës së tyre”.
Osmanaj, më tutje shton se, doracaku përveç synimit që ka për vedijesimin e të rinjve për mënyren e votimit, ka për qëllim edhe evidentimin e vështirësive të votuesve nga Diaspora Shqiptare. Si i tillë, ai do të realizohet në disa faza.
“Ne tashmë jemi në fazen e parë të projektit. Në këtë fazë, përveç vedijesimit të votuesve të rinj, ne do të evidentojmë edhe disa nga vështirësitë e votuesve nga Diaspora Shqiptare, duke i përcjellë pastaj tek instancat më të larta kompetente për zgjedhje si KQZ-ja, me rekomandime konkrete për eliminimin e tyre”, thotë Osmanaj. Ai më tutje shton se pas realizimit të këtij doracaku dhe realizimit të një pyetësori me votuesit e rinj, do të fillojnë edhe me realizimin e fazës së dytë të këtij projekti, që konsiston në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe nxjerrjen e rekomandimeve konkrete. Ky projekt do të realizohet në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.
Ndërkaq, zv. ambasadori norvegjez në Kosovë, z. Jon Hansen, duke folur për rëndësinë e këtij projekti dhe duke iu bërë thirrje të rinjve për të votuar, në mes të tjerash ka thënë se “zgjedhjet jane vlera fundamentale e demokracise. Në regjionin tuaj kjo çështje është sensitivie. Është e frikshme se gjatë zgjedhjeve ka mashtrime. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të rinjtë duhet të tërhiqen. Ju duhet të votoni, dhe të jeni sa më aktiv në shoqërinë tuaj”. Z Hansen, ka shtuar më tutje se, nëse nuk voton, nuk ke arsye për tu ankuar apo për të kërkuar llogaridhënje, prandaj ushtrojeni të drejtën tuaj legjitime per të votuar dhe mbrojeni atë“.
Ndryshe, në lansimin e këtij doracaku për zgjedhje, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga misioni i OSBE-së në Kosovë, përfaqësuesit nga Rinia Shqiptare dhe Komuniteti Studentor në Norvegji, përfaqësues nga organizata Konrad- Adenauer –Stiftung (KAS- Përfaqësia në Kosovë), njëherësh edhe mbështetës të këtij projektit, si dhe aktivistë nga shoqëria civile në Kosovë, kryesisht të organizatave rinore të cilët kanë shprehur vullnetin të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti, thuhet në komunikatën e lëshuar nga sektori i mediave i organizatës JEF Kosova.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












