Lajme
Pse Zvicra po e vlerëson shqiponjën dykrenare si “simbolikë delikate”?
Gazeta “Blick” ka shkruar një artikull lidhur me pijen energjike të Markus Brun nga Lucerni, i cili ka dashur ta pushtojë tregun me pijen e tij me shqiponjën dykrenare. Ai ka mundur ta shesë produktin e tij në shumë filiale të Spar. Tani, Spar e ka hequr përsëri pijen energjike me shqiponjën dykrenare nga rafti i shitjes, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se kur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner e formuan shqiponjën dykrenare në Kupën e Botës në Rusi kundër Serbisë më 22 qershor 2018, Markus Brun nga Lucerni ishte mahnitur para televizorit. “Është njësoj sikur të kesh fituar lotari!”, brohoriti ai në atë kohë.
Arsyeja për gëzimin e tij të madh ishte sepse Brun kishte të mbrojtur logon me shqiponjën dykrenare dhe markën “Shqip King” më 21 prill 2018. Pra, dy muaj para ndeshjes historike të Kupës së Botës.
“E pabesueshme, unë isha me të vërtetë me fat”, kishte thënë gjatë një iterviste për “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Blick shkruan se gjithë gëzimi i tij si duket ka dalë zhgënjyes për të, për shkak se shumë festivale që u anuluan nga koronavirusi dhe baret e skenave që u mbyllën për muaj të tërë, shitjet ranë. Aq më i madh ishte gëzimi që ai ishte në gjendje të shiste kanaçet e tij në 25 filiale të Spar. Në rajonet e Lucernit, St.Gallen dhe Cyrihut.
Zviceranët duket se nuk e pelqejnë këtë produkt, për shkak të logos së saj, shqiponjën me dy krerë.
Sipas një raporti në selinë e Spar, disa klientë kanë shkruar se kjo pije që mban Spar është simbolikë delikate.
Me gjithë këtë, grupi Spar mori vendimin për të ndërprerë menjëherë produktin me këtë logo të ndjeshme dhe të hiqet nga të gjitha tregjet.
«Unë jam shumë i zhgënjyer sepse isha në kontakt me Spar për të renditur pijet energjike në gjithë Zvicrën. Pastaj papritmas nga askund erdhi refuzimi. Unë absolutisht nuk mund ta kuptoj atë”, thotë Markus Brun për Blick.
Nga ana tjetër, shqiptari Përparim Avdili, deputet në Parlamentin e Cyrihut, që përfaqëson Partinë Liberale (FDP), ka reaguar nga ky vendim i Spar, duke shkruar se ky është një vendim jo i drejtë dhe pikërisht ata janë duke devijuar këtë negativitet:
“I dashur Spar.
Është, sigurisht, e drejta juaja e lirisë ekonomike për të mos shitur një produkt. Por çfarë saktësisht iu desh blerësve tuaj për të bërë një simbolizëm kaq të padëmshëm në argumente të tilla absurde? Me këtë, ju jeni duke devijuar këtë negativitet, duke vepruar kështu, ju fillimisht ndezni këtë negativitet, nga i cili me sa duket dëshironi të mbroni veten. Rrallë kam lexuar një marrëzirë të tillë”.
Debati i dyfishtë i shqiponjës u diskutua gjerësisht në Kupën e Botës, një interpretim i tillë as që doli për diskutim në atë kohë. Apo çfarë mund të themi për yjet botërore, si Rita Ora dhe Dua Lipa, kur e bëjnë këtë shfaqje duarsh?
Zvicerani Markus Brun me pijen e tij energjike ”Shqip King” kishte premtuar 90 % të fitimit nga shitja t’i investojë në projekte humanitare në Kosovë.
Albinfo.ch




Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














