Koronavirusi: çast pas çasti
Pse shkencëtarët janë të shqetësuar me gjetjet për variantin Delta
Raporti i CDC theksoi se Delta është tejet ngjitës, më i fortë se variantet e tjera
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka përshkruar variantin Delta të koronavirusit njëlloj të transmetueshëm me linë e dhenve dhe paralajmëroi se mund të shkaktojë sëmundje të ashpër. Varianti ka gjithashtu më shumë gjasa të penetrojë përmes mbrojtës së vaksinës, por autoritetet thanë se këto ndodhi janë të rralla. Në përmbledhje, raporti i CDC theksoi se Delta është tejet ngjitës, më i fortë se variantet e tjera.
Megjithatë, të dhënat e CDC tregojnë se vaksinat janë tejet efektive në parandalimin e sëmundjes së ashpër, shtrimin në spital dhe vdekjen, Zbulimet ka gjasa të nxisin debat mbi vendosjen e maskave dhe distancimit social në vende ku vaksinimi ka qenë i shpejtë. Raporti theksoi se vendosja e maskave është ende e nevojshme për të ulur transmetimin, përveç vaksinave, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi i ri tregoi se njerëzit e vaksinuar të infektuar me varianti Delta mbajtën sasi të mëdha të virusit në hundë dhe fyt, sipas drejtoreshës së qendrës, Rovhelle Walensky.
Sipas raportit, varianti Delta është më i transmetueshëm se koronavirusi origjinal, si dhe viruset që shkaktojnë MERS, SARS, Ebola, gripin e zakonshëm dhe linë. Raporti theksoi se është njëlloj i transmetueshëm se lija e dhenve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?