Lajme

Pse puna duhet nisur herët, a ka një arsye të fortë?

Puna është një ndër aktivitetet më të kërkuar nga të gjithë, nuk ka rëndësi se sa vonë ju punoni në zyrë, menaxheri dhe shefi juaj do të vlerësojë atë më të hershmin që ka filluar punën. 

Hulumtuesit kryen një eksperiment me 149 çifte të mbikëqyrësve dhe të të punësuarve.

Menaxherët vlerësuan gjithë orët e punës, duke marrë çdo gjë në konsideratë për secilin pjesëmarrës.

Ndërkaq si përfundim i këtij studimi doli të jetë se mbikëqyrësit perceptuan punonjësit e vonshëm të zyrës, si punëtorë më pak të ndërgjegjshëm.

Këto perceptime nuk sjellin aspak ndryshime edhe nëse punëtorët e vonshëm punojnë në numër të njëjtë të orëve sikurse të tjerët.