Bota
Pse gjermanët udhëtojnë më pak me aeroplanë
Numrat e pasagjerëve në fluturimet vendase gjermane kanë rënë ndjeshëm vitin e kaluar
Më pak aeroplanë, më shumë trena, është ky rezultati i ndryshimit klimatik mbi mënyrën se si po udhëtojnë njerëzit tashmë në Evropë.
Në shikim të parë, shifrat duket se tregojnë se si kjo tendencë po ‘godet’ pikërisht aviacionin gjerman.
Numrat e pasagjerëve në fluturimet vendase gjermane kanë rënë ndjeshëm vitin e kaluar, sipas Shoqatës Gjermane të Aeroporteve (ADV), e cila regjistroi një rënie prej 12% vit vitin që shkoi.
Sa i përket turizmit, një numër në rritje i gjermanëve po udhëtojnë në fluturime ndërkontinentale, me një rritje prej 1.8% në pasagjerë ndërkontinentalë përmes aeroporteve gjermane, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të udhëtimeve ajrore në gjithë botën, transmeton Scan.
Pra, nëse gjermanët janë akoma duke fluturuar, pse nuk po bëjnë fluturime të brendshme? Përgjigjja është e thjeshtë. Brenda Gjermanisë udhëtarët preferojnë trenin, përcjell albinfo.ch.
Lidhjet e reja hekurudhore me shpejtësi të lartë janë duke zëvendësuar masivisht rrugët e njohura të mëparshme të fluturimeve vendase të fluturimit, duke shkaktuar mbylljen e shumë prej tyre. Linja Hamburg-Berlin ishte rasti i parë i regjistruar, e ndjekur nga Këln-Frankfurt dhe verën e kaluar, Nuremberg-Berlin.
Operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn, thotë se lidhja me shpejtësi të lartë Mynih-Berlin, e cila u hap në vitin 2017 dhe udhëton 450 km midis Nuremberg dhe Berlin nën tri orë e gjysmë, kapërceu aeroplanin, i cili ishte mënyra më e njohur e transportit brenda një viti. Linjat ajrore thjesht nuk mund të garonin me të.
Në një përpjekje për të përmbushur objektiva të reja klimatike, qeveria e koalicionit të Angela Merkel shpreson të inkurajojë këtë kalim, nga ajror në hekurudhor, duke konkluduar një marrëveshje investimi prej 86 miliardë euro për të zgjatur dhe azhurnuar rrjetin hekurudhor gjatë dekadës së ardhshme.
Ajo gjithashtu ngriti taksat për fluturimet e brendshme dhe uli TVSH-në (taksën e shitjeve) në trenat në distanca të gjata, një kursim që u kalohej pasagjerëve në formën e një ulje çmimi 10% këtë janar. Deutsche Bahn thotë se pret që ulja e çmimit të tërheqë pesë milion pasagjerë çdo vit.
Ky është një hap në drejtimin e duhur, thotë Felix Methmann nga Federata e Shoqatave Gjermane të Konsumatorëve. “Vetëm nëse konsumatorët kanë një alternative të vërtetë, e cila është edhe e besueshme, edhe me vlerë të mirë, ata do të kenë mundësinë të lëvizin në një mënyrë miqësore ndaj klimës”.
Deri atëherë, ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën kërkojnë veprime urgjente ndaj klimës dhe shërbimi hekurudhor po përmirësohet, ka shumë mundësi që numri i gjermanëve që preferojnë trenin ndaj avionit për udhëtime të brendshme të rritet drastikisht.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













