Lajme
Pse është më e vështirë të punosh nga shtëpia?
Referuar një studimi të fundit global nga platforma e angazhimit të punonjësve ‘Tinypulse’, tregoi se më shumë se 80% e drejtuesve të raportuan se një organizim i tillë ishte rraskapitës për punonjësit. Punëtorët, gjithashtu, raportuan se ndihen të shkatërruar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se një orar pjesërisht nga shtëpia dhe pjesërisht në zyrë është menduar të jetë e ardhmja e punës. Megjithatë, në këtë strukturë hibride, disa punonjës nuk kanë qenë kurrë kaq të lodhur. Kur Klarës i’u ofrua një marrëveshje pune hibride, ajo mendoi se do të ishte më e mira për të. Shefi i Klara-s prezantoi politikën hibride në shtator 2021, kur udhëzimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që rekomandonte punën në shtëpi. “Pasja e një organizimi të përhershëm hibrid fillimisht erdhi si një lehtësim”, thotë Klara. “Pas viteve të punës me orar të plotë në zyrë, m’u duk sikur më në fund kisha kontroll mbi orarin tim të punës”.
Megjithatë, me kalimin e muajve, risia e punës hibride shpejt ia la vendin telasheve dhe rutinës së pakëndshme një-ditore. “Ndihem e qetë dhe e fokusuar në ditët që punoj nga shtëpia. Por në mbrëmje kam frikë të kthehem brenda, duke u ulur në tavolinën time për tetë orë në ditë në një zyrë të zhurmshme, duke parë një ekran, duke u përshtatur saktësisht se si ishte përpara COVID-it”.
Klara mendon se tani ka dy vende pune për të mirëmbajtur një në zyrë dhe një në shtëpi. “Kjo përfshin planifikimin dhe një rutinë. Është ndryshimi psikologjik ndryshimi i mjedisit çdo ditë që është shumë e lodhshme, kjo ndjenjë konstante e të mos qenit kurrë e qetë”, shprehet ajo. Shumë punonjës kanë raportuar se kjo mënyrë e të punuarit po i shteron emocionalisht. Në një studim të fundit global nga platforma e angazhimit të punonjësve ‘Tinypulse’, tregoi se më shumë se 80% e drejtuesve të raportuan se një organizim i tillë ishte rraskapitës për punonjësit. Punëtorët, gjithashtu, raportuan se ndihen të shkatërruar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











