Shqipëria
Pse dhe si u dëbua mbështetësi i Gylen-it nga Shqipëria
Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik, por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve
Një avokat i shtetasit turk, Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
Sipas avokatit Alban Bengasi, 42-vjeçari Çelik, me profesion mësues, i kishte deklaruar përfaqësuesit të tij ligjor se ishte larguar nga Turqia si mbështetës i lëvizjes Gylen për shkak të kërcënimeve ndaj jetës së tij, përcjell albinfo.ch.
Sipas Bengasit, ai u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente false, duke udhëtuar drejt Kanadasë dhe se kreu disa muaj paraburgim në Shqipëri.
Avokati tha se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik, por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve”.
Zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha për “Zërin e Amerikës” se shtetasi turk “ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria”.
Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar mbrojtje nga Shqipëria si veprimtar politik i rrezikuar në vendin e tij, zëdhënësi iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”.
Avokati Bengasi tha se është e pazakontë që një person i ndaluar për falsifikim dokumentesh të mbahet kaq gjatë në paraburgim. Ai tha se fati i mëtejshëm i klientit të tij, pas deportimit, është i paqartë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













