CH-Ballkani
Protestojnë gazetarët në Prishtinë, kërkojnë liri në raportim dhe siguri
Kjo protestë u organizua në mbështetje të redaktorit të gazetës online “Insajderi”, i cili u sulmua një ditë më parë
Gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile, dhe qytetarë të shumtë, kanë protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.
Kjo protestë u organizua në mbështetje të redaktorit të gazetës online “Insajderi”, i cili u sulmua një ditë më parë.
Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren më seriozisht me këto sulme ndaj gazetarëve, që sipas tij, dita ditës po rritet numri i tyre.
Hysenaj, ka thënë se drejtësia po i neglizhon sulmet ndaj gazetarëve dhe se protesta organizohet qëllimshëm para institucioneve, sepse ato duhet të mendojnë për sigurinë e gazetarëve.
Ndërsa i sulmuari, Vehbi Kajtazi, kryeredaktor i Insajderit, ka thënë se presioni ndaj gazetarëve po shkon duke u rritur, nga njerëz që kanë lidhje me pushtetin.
“Ky sulm ka ndodhur për shkak të punës sime, pas një seri shkrimesh që kam pasur javën e kaluar, sepse personazhi është i lidhur direkt me ato, por këto sulme nuk do të më ndalin, përkundrazi”, ka thënë Kajtazi.
Ai u sulmua gjatë ditës së premte në një nga lokalet në kryeqytet. Për këtë rast disa persona janë shoqëruar më polici.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena










