Shkurt.ch
Protestë kundër dëbimit të familjes rome në Kosovë
Protestuesit janë kundër kohës në të cilën po zhvillohet ky riatdhesim, kur në Kosovë, "temperaturat kanë zbritur deri në minus 30 gradë"
Valës aktuale të dëbimit të refugjatëve kosovarë nga Gjermania, kryesisht romë, është duke iu dhënë publicitet i madh në mediet gjermane. Ato pasqyrojnë në hollësi aksionet e policisë për kapjen e këtyre njerëzve, shumica e të cilëve jetojnë prej më shumë se dhjetë vitesh në Gjermani.
Një pjesë e shoqërisë civile të regjioneve ku bëhen këto dëbime, bashkë me aktivistë politikë, kanë organizuar protesta kundër dëbimit. Në veçanti, ata janë kundër kohës në të cilën po zhvillohet ky riatdhesim, kur në Kosovë mbretëron një mot siberik, “me temperatura deri në minus 30 gradë”.
Një protestë e tillë është zhvilluar të martën në Aeroportin e Dyzeldorfit. Siç shkruan NWZonline.de, disa shoqata refugjatësh dhe disa parti të landit Niedersachsen, kanë protestuar sërish kundër dëbimit të romëve në Kosovë. Në një pankartë të madhe ata kanë shkruar: “E drejtë qëndrimi për të gjithë refugjatët”.
Natën në mes të të hënës dhe të martës, çifti Berisha nga Friesoyte është kapur pa paralajmërim dhe nga Dyzeldorfi është transportuar me aeroplan në Kosovë, njofton këshilli i refugjatëve të Niedersachsenit. Kjo, me gjithë faktin se ky çift që jetonte prej 23 vitesh në Gjemani, kishte afat toleromi (Duldung) deri të enjten.
Ramiz Berisha (58 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Fatmirja (53) jetonin, sipas këshillit të refugjatëve që nga viti 1988 në Gjermani. Ramizi, për shkak të një sëmundjeje të rëndë ndodhej vazhdimisht nën trajtimin mjekësor. Përpjekja e avokatit të familjes që përmes një ankese në Gjykatën Administrative të Oldenburtgut të pengonte dëbimin e Berishëve, dështoi.
Nga ana tjetër, autoritetet e landit thirren me këtë rast në të drejtën e tyre që ua jep ligji. Ato, në korrikun e vitit të kaluar ia kishin hedhur poshtë çiftit Berisha kërkesën për leje të qëndrimit në Gjermani. Me këtë akt, sipas autoriteteve, çifti është dashur ta kishte të qartë se së shpejti duhej pritur një aksion për dëbim. Po kjo u është komunikuar atyre edhe një herë,në fillim të janarit.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











