Shkurt.ch
Propozohet “ngritja e pragut” për iniciativat popullore
Nëse tash mjaftojnë 100 mijë nënshkrime, në të ardhmen nevojiten jo më pak se 210 mijë sish për të jetësuar një iniciativë
Instituti i njohur për studime shoqërore dhe ekonomike (think-tank) “Avenir Suisse” ka dhënë së fudni një propozim interesant. Ai kërkon që iniciativat për referendume të kenë një prag më të lartë të numrit të nënshkrimeve të nevojshme se që e kanë pasur deri më tash.
Kështu, nëse me rregullat në fuqi mjaftojnë 100 mijë nënshkrime, në të ardhmen nevojiten jo më pak se 210 mijë sish për të jetësuar një iniciativë, gjegjësisht për ta çuar atë deri në votim. Ky numër do të ishte i barabartë me 4 për qind të numrit të zviceranëve me të drejtë vote.
Avenir Suisse e ka arsyetuar këtë propozim me faktin nga 10 iniciativa që janë votuar prej vitit 2002 e deri me tash nga populli, nuk ka mundur pothuaj asnjëra të jetësohej sipas dëshirës së atyre që i kanë iniciuar.
Nëse do të pranohej propozimi për ngritjen e pragut, do të forcohej dhe do të mbrohej efekti i iniciativave popullore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














