albinfo.ch
E-Diaspora
Promovohet “Udhëtim S” i autorit Hazir Mehmeti
“Udhëtim S” është një libër publicistik i cili për temë ka seminarët mbarëkombëtare të mësuesve shqiptarë nga diaspora të organizuara në atdhe.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë, Shoqata e Shkrimtarëve “Alekandër Mosiu” dhe Shoqata e Mësuesve “Naim Frashër” në Austri, organizuan të hënën promovimin e librit “Udhëtim S”, të publicistit dhe mësuesit shqiptarë në Austri, Hazir Mehmeti. Në këtë mbrëmje përveç miqve të shumtë të mësimdhënësit Haziri, të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo si dhe ai i Kosovës, Sami Ukelli.
“Udhëtim S” është një libër publicistik i cili për temë ka seminaret mbarëkombëtare të mësuesve shqiptarë nga diaspora të organizuara në atdhe.
Hapjen e këtij manifestimi e bëri Faruk Ajeti, sekretar i tretë në Ambasadën e Kosovës, ndërsa më pas dy ambasadorët shqiptarë në Austri uruan autorin dhe bashkëpunëtorët për botimin e këtij libri. “Derisa lexoja librin “Udhëtim S” dhe udhëtimet tuaja nëpër këto seminare, më pëlqeu një thënie që dikush e paska lënë në Durrës gjatë vitit 2007. “Të mbash gjallë gjuhën shqipe, do të thotë të kontribuosh për kombin tonë”. Besoj se kjo mjafton për gjithë rrugëtimin tuaj gjatë viteve të qendrimit në Austri”, thotë Ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli. Ndërkohë Ambasadori i Shqipërisë, Rolando Bimo tha: “Përball kulturave tjera të emigracionit më të cilat diaspora jonë ballafaqohet, është arritje e madhe të ruash vlerat e mëdha themelore më karakteristike të kombit. Për këtë arsye meritoni mbështetjen tonë brenda atyre mundësive modeste që kemi por gjithmonë do të jemi në shërbimin të asaj që ju përfaqësoni”, pohoi ai.
Një fjalë rasti e mori edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu”, Besim Xhelili i cili tha se puna e mësuesit Hazir Mehmeti është një punë kolosale. Ai foli për jetën dhe veprimtarinë e autorit.
Ndërkohë një vështrim mbi librin “Udhëtim S” foli sekretari i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë në Austri, Anton Marku. Ai tha se ky libër është botuar në kuadër të shënimit të përvjetorit të dhjetë të zhvillimit të seminareve të mësimdhënësve shqiptarë në atdhe. Ndërsa siç theksoi Marku, në këtë libër autori shpreh kritika ndaj disa fenomeneve në lidhje me arsimin shqip në diasporë. Ajo që veçohet është kritika e tij ndaj mos interesimit të prindërve shqiptarë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën shqipe në diasporë, ku si rezultat është një përqindje jo e kënaqshme e vijueshmërisë. “Ky libër është një monografi të një procesi 10-të vjeçar i cili synon të mbaj gjallë procesin e mësimit plotësues të mësimdhënësve në diasporë, si një nga elementet më të rëndësishme të ruajtjes dhe kultivimit të integritetit tonë kombëtarë”, shprehet Marku.
Më pas një fragment nga libri e lexoj mësimdhënësja e gjuhës shqipe Miradije Berisha, ndërsa po ashtu një vlerësim rreth librit bëri edhe mësimdhënësi tjetër i mësimit plotësues në Vjenë, Osman Ademi.
Në fund autori Hazir Mehmeti pasi që falënderoj të gjithë të pranishmit dhe bashkëpunëtorët të cilët bën që të dal ky libër në dritë, ndër të tjera tha: “Rruga e cila është ardh deri këtu ka qenë një rrugë e gjatë. Unë e kam quajtur “Udhëtim S”, një udhëtim nëpër seminare.
Dy rrugët e mia që më kanë përcjell në jetë janë: E para gjithmonë si mësues i mësimit plotësues në Vjenë dhe e dyta hobi im shumë i fuqishëm që kam pasur gjithmonë në jetë , anën publicistike të shkrimit”.
“Udhëtim S” është libri i katërt i autorit Hazir Mehmeti, i cili njëkohësisht është bashkëpunëtorë i rregullt me media të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.
Arben Gjinaj
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















