Shkurt.ch
Prokuroria kërkon 20 vjet burg për autorin e vrasjes në xhami
Vrasja kishte ndodhur më 22 gusht 2014 në një xhami në Winkel të St.Gallenit. Dorasi kishte shtënë shtatë herë me revole nga afërsia prej dy metrave në drejtim të viktimës, derisa ky i fundit po falej në lutjet e të premtes
Të enjten, më 26 në Gjykatën e Qarkut në St. Gallen do të zhvillohet procesi gjyqësor për rastin e vrasjes në xhami, në të cilën një shqiptar kishte vrarë shqiptarin tjetër. Ky rast kishte shkaktuar tronditje të madhe për faktin se kishte ndodhur në një objekt kulti dhe për të është raportuar me të madhe nga mediat zvicerane.
Prokurori ka kërkuar 20 vjet heqje lirie për shqiptarin 53 vjeçar nga Lugina e Preshevës, i cili ka vrarë nga hakmarrja dhe pastaj e ka pranuar aktin e vrasjes, shkruan albinfo.ch
Vrasja kishte ndodhur më 22 gusht 2014 në një xhami në Winkel të St.Gallenit. Dorasi kishte shtënë shtatë herë me revole nga afërsia prej dy metrave në drejtim të viktimës, derisa ky i fundit po falej në lutjet e të premtes bashkë me besimtarë të tjerë.
Pasi kishte kryer vrasjen ai u ishte drejtuar besimtarëve duke u thënë: mos u frikësoni, unë e bëra timen.
Vrasja në xhaminë “El-Hidaje” në Winkeln të St. Gallenit ishte bërë për hakmarrje, pasi që tashmë i vrari kishte privuar nga jeta para 19 viteve vëllain e të parit. Gjyqi kishte konstatuar atëbotë se vrasja qe bërë në mbrojtje të domosdoshme.
Ai ishte liruar në vitin 2001 nga akuza. Pastaj ai kurrë nuk kishte kërkuar falje nga familjarët dhe as nuk kishte treguar përpjekje për të përfunduar hasmërinë me familjen e dëmtuar, ka arsyetuar vrasësi aktin e tij, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai kishte marrë vendim për të ushtruar vetëgjyqësi, ka thënë ai. Në rastin e vrasjes në vitin 1997 kishte pësuar plagë edhe autori i mëvonshëm i vrasjes, gjegjësisht personi që po gjykohet.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











