Bota
Prokuroria gjermane heton për korrupcion Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë
“Megjithatë, gjyqësori duhet të bëjë punën e tij para një vlerësimi,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert të premten në Berlin.
Dyshime për korrupcion në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatë (BAMF). Sipas informacioneve të mediave gejrmane “NDR”, Radio Bremen dhe „Süddeutsche Zeitung“ janë rreth 2000 raste të personave që kanë fituar azil në Gjermani, edhe pse nuk kanë pasur arsye.
Rasti është bërë publik nga një punëtor në BAMF në Bremen, i cili ka qenë i detyruar të pranojë kërkesën për azil në mënyrë sistematike, veçanërisht të jezidëve. Nëse avokatët kanë fituar diçka nga kjo ofertë, nuk dihet akoma, por hetimet vijojnë nga Prokuroria e Bremenit. Raste të ngjashme ku janë korruptuar punonjësit e BAMF ka në Oldenburg dhe Hildesheim.
Qeveria gjermane e sheh rastin si “dyshime tepërë serioze”. “Megjithatë, gjyqësori duhet të bëjë punën e tij para një vlerësimi,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert të premten në Berlin. Vetëm atëherë mund të flitet për pasojat e mundshme politike.
Nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë nuk deshin të komentojnë për ngjarjen.
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











