Futboll
Prokuroria e Luzernit heton Xhakën për vaksinimin me Covid 19
Autoritetet zvicerane pritet ta marrin në pyetje 33-vjeçarin në fillim të tetorit
Prokuroria e Luzernit ka nisur një procedurë penale ndaj Granit Xhakës për një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, duke e përfshirë kapitenin e Kombëtares së Zvicrës në një hetim të autoriteteve zvicerane.
Dyshimet janë se Xhaka mund të ketë përdorur një dokument të falsifikuar ose një certifikatë të lëshuar në mënyrë të parregullt.
Mediumi zviceran Blick raporton se rasti ka lidhje me një mjeke në Luzern, ordinanca e së cilës u kontrollua nga policia gjatë vitit 2023. Në atë bastisje, autoritetet sekuestruan materiale që tani po analizohen si pjesë e hetimit.
Futbollisti i Sunderlandit i ka hedhur poshtë akuzat. Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka thënë se Xhaka disponon dokumente nga mjekja, të cilat vërtetojnë se ai është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe më 11 nëntor 2022.
Hetimi i Prokurorisë së Luzernit është përqendruar pikërisht te rregullsia e këtij dokumentacioni, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane pritet ta marrin në pyetje 33-vjeçarin në fillim të tetorit.
Xhaka kishte dalë pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2021, ndërsa çështja që lidhet me certifikatën e tij të vaksinimit është rikthyer tashmë në fokusin e autoriteteve në Zvicër.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










