Shkurt.ch
Prokuroria: 15 muaj burgim për shoferin 81-vjeçar që shkaktoi vdekjen e Elidës 19 vjeçe
I akuzuar për vrasje nga pakujdesia, dentisti 81-vjeçar K.S. mund të dënohet me 15 muaj burgim pa kusht, sa ka kërkuar prokuroria
Rreth një vit e gjysmë pas aksidentit të rëndë, nga i cili humbi jetën vajza 19-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Elida Osmani, prokuroria ka kërkuar dënim prej 15 muajsh burgim për shkaktarin e aksidentit. Ai është një dentist 81-vjeçar, i cili ka ngarë automobilin e tij me shpejtësi të tejkaluar, shkruan blick.ch.
Ajo kishte telefonuar të ëmën dhe i kishte thënë se së shpejti do të vinte në shtëpi. Por Elida Osmani, nxënëse që ndiqte punën praktike në Migros, nuk arriti të kthehej kurrë më në shtëpinë ku e prisnin familjarët. Atë e goditi në vijat e bardha për këmbësorët automobili i plakut zviceran, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, nga të cilat ajo vdiq pak më vonë, transmeton albinfo.ch. Ai po e ngiste makinën pa pasur leje, pasi që ajo i ishte marrë më herët.
I akuzuar për vrasje nga pakujdesia, dentisti 81-vjeçar K.S. mund të dënohet me 15 muaj burgim pa kusht, sa ka kërkuar prokuroria, transmeton albinfo.ch.
Është për t`u theksuar se i akuzuari nuk e ka pasur për herë të parë këtë konfrontim me ligjin. Ai në vitin 2010 qe dënuar me marrje të patentshoferit për një muaj, pas një aksidenti të shkaktuar. Ndërsa, kur në vitin 2011 qe kapur duke ngarë tepër shpejt në vendbanim, për të më nuk kishte pardon! I ishte marrë patentshoferi për një kohë më të gjatë, edhe pse ishte ankuar në të gjitha instancat.
Prokurori e akuzon zviceranin 81-vjeçar se në aksidentin që përfndoi me fatalitet, nuk e kishte vëmendjen të përqendruar te brezi për kalimin e këmbësorëve, por te semafori që ishte 250 metra më larg. Kështu, ai nuk e ka vënë re vajzën, e cila në ato momente e kishte kaluar “zebrën” dhe e kishte goditur atë me një shpejtësi prej 58 kilometrash në orë.
Akuza është bërë në Gjykatën e Qarkut të Lenzburgut, Kantoni Aargau.
Familja e Elidës, e cila banonte ne afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti, pas tragjedisë që pësoi Elida, është shpërngulur në një lokalitet tjetër: nuk mundeshin të përballonin që çdo ditë t`u kujtohej aksidenti i rëndë ku humbën vajzën e tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











