Kosova
Negociatat, pa ndarje territoriale, janë zgjidhje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë
Profesori amerikan: Një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë s’është e nevojshme
Edward Joseph, profesor amerikan, është i mendimit se një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e duhur.
Duke parë situatën, sipas Joseph, vetëm negociatat serioze dhe pa ndarje territoriale janë zgjidhja drejt dialogut Kosovë – Serbi.
“Jo, rruga, ne e dimë rrugën në Ballkan, ne e dimë se çka funksionon dhe çka nuk funksionon, dhe e dimë me siguri se llojet e marrëveshjeve të Karagjorgjëve janë një fatkeqësi dhe e dimë se çka funksionon. Nuk është se këtu në Ballkan njerëzit vetëm luftojnë me njëri-tjetrin dhe nuk mund të kenë paqe. Marrëveshja e Ohrit në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve funksionon, Marrëveshja e Prespës në mes të grekëve dhe maqedonasve funksionon”, tha ai.
“Këto nuk ishin marrëveshje të fshehta të bëra nga individë në një mënyrë të shpejtë dhe të heshtur, jo. Këto ishin negociata serioze, të cilat adresuan shqetësimet kryesore të të dy palëve. Kjo është ajo që duhet të ndodhë në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe sigurisht ndarja territoriale nuk është një zgjidhje dhe as ndonjë ‘marrëveshje e shpejtë e OPEK-ut”, tha Joseph.
Po ashtu, Joseph thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i pavarur nga presidenti Hashim Thaçi, andaj duhet të ketë konsensues për negociatat me Serbinë.
“Ky është veçanërisht rasti me Kosovën, e cila nuk qeveriset nga një autokrat si Aleksandar Vuçiqi, por ka një sistem me qeveri, me kryeministër, i cili është mjaft i pavarur nga presidenti, dhe këtu duhet të ketë konsensus. Nuk mund të ketë vetëm një individ, i cili vrapon shpejt në një ‘model OPEK-u’ dhe të vendosë. Kështu nuk ndodh në asnjë vend serioz dhe as për asnjë negociatë serioze”, tha ai përballë Jeta Xharrës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili















