Shkurt.ch
Procedura 48 orëshe, “ilaç” për azilkërkuesit nga Ballkani
Gjatë gjysmës së dytë të gushtit, të gjitha kërkesat për azil nga këto vende, të marra së bashku kanë qenë gjithsej 70
Shkurtimi i procedurave të azilit për azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit ka filluar të tregojë rezultate. Gjatë muajit gusht, për herë të parë nga koha e heqjes së detyrimit për viza, është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të kërkesave për azil nga vendet si Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.
Të kujtojmë, për azilkërkuesit nga vendet në fjalë, nga 20 gushti është futur në veprim vendimi sipas të cilit procedura e azilit deri në përgjigjen e instancës së parë zgjat vetëm 48 orë.
Kështu, gjatë gjysmës së dytë të gushtit, të gjitha kërkesat për azil nga këto vende, të marra së bashku kanë qenë gjithsej 70. Ndërsa, siç njofton Enti Federal për Statistikë, në gjysmën e parë të gushtit kanë qenë 274 persona nga vendet e Ballkanit që kanë kërkuar azil në Zvicër.
Krahas kësaj, një numër dukshëm më i madh se më parë i azilkërkuesve nga këto vende, nga 20 gushti e këndej ka vendosur për kthim vullnetar. Bëhet fjalë për 432 veta që janë kthyer në vendet prej nga kanë ardhur, bëjnë të ditur gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”, duke iu referuar burimeve nga Zyra Federale për Migracion.
Sipas këtyre burimeve, në muajt paraprakë vullnetarisht janë kthyer një numër dukshëm më i vogël i azilkërkuesve nga Ballkani. Kjo shpjegohet me faktin se personave që nuk kthehen me kohë dhe vullnetarisht, u ndalohet ardhja e sërishme në Zvicër për një kohë të caktuar. Në një situatë të tillë, shumica, dhe sidomos të rinjtë, nuk duan të rrezikojnë.
Vendimi për shkurtim të procedurës në vetëm 48 orë, është vënë në veprim në 159 raste gjatë tri javëve sa ka hyrë në funksion. Brenda kaq orëve azilkërkuesit nga Ballkani duhet të marrin vendimin e instancës së parë, i cili në shumicën absolute të rasteve është vendim për mohim të të drejtës për azil.
Shtimi i madh i kërkesave për azil i shënuar në muajt e kaluar, ka qenë shkak për marrjen e një vendimi të tillë.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












