Integrimi
Komuniteti shqiptar, takim me autoritetet e Schaffhausen-it
Në Zvicër jetojnë rreth 170 000 shqiptarë me të drejtë vote, një potencial që duhet shfrytëzuar. Ky faktor u potencua veç tjerash në takim
Komuniteti shqiptar në Schaffhausen, organizoi mbrëmë, e premte, një takim me Kryetarin e tanishëm të Qytetit të Schaffhausenit Peter Neukomm dhe Kandidatin për Qeverinë Kantonale, Rolf Zubler, shkruan në një postim të tij në facebook Faton Topalli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në Zvicër.
Walter Vogelsanger, Kryetar i Parlamentit Kantonal mungoi për shkak të një takimi gjithëzviceran në nivel të kryetarëve të parlamenteve.
Ndërkaq takimi në Schaffhausen kishte për qëllim nxitjen për participim të komunitetit shqiptar në rrjedhat politike, njoftimet për ndryshimet dhe ashpërsimin e disa ligjeve në raport me të huajt dhe zgjedhjet në nivel kantonal dhe komunal. “Me këtë rast pata rast të takohem me bashkë partiakun tim në Zvicër Peter Neukomm dhe Kurt Zubler të cilët kaluan 3 orë së bashku me djem dhe vajza shqiptare për të diskutuar për temat e lartpërmendura dhe zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme në nivel komunal dhe kantonal”, shkruan Topalli në postimin e tij.
Gjatë koktejit të organizuar me këtë raste pati shumë diskutime bilaterale. Pjesë e listës së SP është edhe Osman Osmani i radhitur me numrin 4 në këtë listë. Osmani, siç dihet, ka qenë i zgjedhuri i parë shqiptar në një parlament kantonal në Zvicër.
“Për ata që nuk e dinë dua t`ua përkujtoj se në Zvicër jetojnë rreth 170 000 shqiptarë me të drejtë vote. Ata vinë nga Kosova, Maqedonia, Mali i ZI, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës. Ky potencial duhet të shfrytëzohet në dobi të qytetarëve të të dy vendeve. Schaffhauseni dhe aktivistët dhe simpatizuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë kanton japin një shembull të mirë. Pjesë e listës është edhe Urim Dakaj i cili kandidon në Neuhausen.
Njomëza Gutaj, Kryetare e Pikës në Cyrih përshëndeti të pranishmit dhe foli për marrëdhëniet e mira mes SP të Zvicrës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë takim unë kam potencuar marrëdhëniet e mira shqiptare-zvicerane, bashkëpunimin mes komunitetit shqiptar dhe PS-së ndër vite dhe integrimin e shqiptarëve në Zvicër duke kërkuar nga të pranishmit mbështetjen e kandidatëve të PS (partisë Socialiste të Zvicrës). PS e Zvicrës mbështeti komunitetin e shqiptarëve edhe në kohërat kur kjo i kushtoi me humbje votash”, përfundon Faton Topalli postimin e tij.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













