Sipas të dhënave të publikuara, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta, transmeton albinfo.ch.
Pritje deri në 30 minuta janë raportuar edhe në Muçibabë, në dalje nga Kosova.
Në Jarinjë, pritjet për dalje nga vendi arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë deri në 10 minuta.
Ndërkohë, në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 15 minuta.
Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë fluksin e automjeteve në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ndërsa koha e pritjes mund të ndryshojë në varësi të ngarkesës dhe qarkullimit gjatë ditës./Albinfo.ch