Shkurt.ch
Priten më shumë turistë amerikanë dhe më pak rusë
Si rezultat i krizës së thellë të rublës, pritet që gjatë vitit 2015 të ketë një rënie të madhe të numrit të turistëve rusë në Zvicër. Kjo rënie mund të jetë deri në 30 për qind
Lëvizjet në kursin e valutave kanë pasur gjithmonë ndikim të madh në turizmin zviceran. Kështu, forcimi prej 10 për qind i dollarit kundrejt frangut, që ka ndodhur gjatë vitit të fundit, pritet të prodhojë efekte të mirëseardhura për turizmin në Zvicër. Dega e turizmit dimëror në Zvicër pret që gjatë këtij viti të ketë një rritje të numrit të turistëve amerikanë nisur nga kjo arsye.
Për të njëjtën arsye, lëvizjet në kursin e valutave, Zvicra gjatë vitit 2014 pati humbur disa mijëra turistë potencialë, raporton srf. Rreth dhjetë për qind më pak japonezë patën vizituar vendskijimet zvicerane si pasojë e jenit të dobësuar kundrejt frangut.
Nga ana tjetër, si rezultat i krizës së thellë të rublës, pritet që gjatë vitit 2015 të ketë një rënie të madhe të numrit të turistëve rusë në Zvicër. Kjo rënie mund të jetë deri në 30 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











