Kosova
Prishtina propozon taksë 10 euro për makinat që vijnë nga komunat e tjera
Komuna e Prishtinës ka hedhur për konsultim publik një draft-rregullore të re që parashikon tarifa të rrepta për jorezidentët. Sipas propozimit, çdo veturë me targa të qyteteve të tjera që hyn në qendër të kryeqytetit do të paguajë një taksë prej 10 eurosh.
Gjithashtu, parashihet edhe një taksë akomodimi prej 1 euro për çdo natë që qytetarët kalojnë në hotelet e Prishtinës. Ndryshimet prekin edhe bizneset, ku salloneve të floktarisë dhe moteleve pritet t’u rritet taksa vjetore.
Propozimi ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarët dhe analistët, të cilët e shohin si masë diskriminuese dhe izoluese, ndërsa një pjesë e banorëve të Prishtinës e mbështesin si zgjidhje për kaosin në trafik. Konsultimet zgjasin deri më 24 qershor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











