E-Diaspora
Prishet festa e beqarisë, vritet 1 dhe plagosen 7 persona, arrestohet një shqiptar
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali, aty ku një person mbeti i vrarë dhe shtatë shokët e tij u plagosën.
Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë po festonin ditën e fundit të beqarisë të shokut të tyre në Villorba të Trevisos, por ajo përfundoi në një tragjedi.
Një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri të nisur për shkak të zhurmave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të ndaluar për ngjarjen janë një shtetas shqiptar dhe një rumun, transmetojnë mediat shqiptare.
Sipas mediave vendore, në orët e vona të mbrëmjes një grup prej rreth pesëmbëdhjetë të rinjsh me origjinë moldave po ktheheshin nga festa e beqarisë e njërit prej tyre, Giovanni, 24 vjeç, por zhurmat e shkaktuara prej tyre, të cilët ishin nën efektin e alkoolit, sollën edhe reagimin e shqiptarit dhe shokut të tij rumun, përcjell albinfo.ch.
Pasi debatuan fillimisht, sherri kaloi deri në përdorimin e thikave. Për pasojë humbi jetën 21-vjeçari I. Ojovanu dhe u plagosën 7 shokë të tij, mes tyre edhe dhëndri.
Shqiptari dhe rumuni u arratisën me një makinë në drejtim të paditur, por u arrestuan më pas nga karabinierët, pasi shkuan në spital për t’i mjekuar plagët, shkruan lapsi.al.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















