Kosova
Prindërit e Astritit: Le të gjendet vrasësi i djalit tonë!
Familja e Astrit Deharit sot e ka marrë raportin e ekspertizës zvicerane për vdekjen e djalit të tyre.
Ata kanë treguar se ky raport thotë se Astriti është vrarë
Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, u ka bërë thirrje institucioneve ta gjejnë vrasësin e djalit të saj.
“Ne të qetë kemi ardhë, se e kemi ditë se Astritin e kanë vra, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur. Sylë Hoxha, i vetmi që ka dalë, ka thënë se brenda 15 ditësh do ta përmbyllim si vetëvrasje, nuk iu doli vetëvrasje, le t’i hapin hetimet sipas rregullave që i ka Prokuroria për çdo rast, edhe për Astritin le ta gjejnë kush është vrasësi, ata vetë e dinë”, ka thënë Xhemile Dehari.
Ajo ka treguar se nuk e kanë lexuar raportin në tërësi, pasi kanë kërkuar nga kryeprokurori vetëm fletën e cila tregon përfundimin e ekspertizës.
“Raportin nuk e kemi lexu ende, vetëm fletën e parë, e kërkuam nga kryeprokurori përfundimin. E lexoi para nesh se është vrasje”, ka thënë nëna e Astrit Deharit.
Po ashtu babai i Astrit Deharit, Avnia, pasi ka marrë raportin nga Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore, tha se sipas ekspertizës së ekspertëve të Llozanës, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje dhe sipas kësaj duhet hapur hetimet për vrasje.
Ai tha se përgjegjës për vrasjen e Astritit, përveç kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha, janë edhe argatët e tyre.
Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.
Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria ka njoftuar se do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku do t’i dëgjoj edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.
“1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













