Lifestyle

Prezantohet koleksioni i ri i Roberto Cavallit

Koleksioni dinamik pranverë-verë 2019 i Roberto Cavallit është prezantuar në një pistë plot energji në Javën e Modës në Milano.

Shfaqja u mbajt në një ish-depo të hekurudhave në pjesën veriore të kryeqytetit italian të modës, përcjell albinfo.ch.

Në rreshtin e parë, mes të famshmëve, të pranishëm ishin çifti i ri i martuar, aktori francez Vincent Cassel dhe modelja Tina Kunakey. Modelja e famshme Gigi Hadid ishte pjesë e shfaqjes. Motra e saj, Bella, e cila gjithashtu ka prezantuar në shumë shfaqje në Milano, kishte veshur pantallona të shkurtra argjendi.

Shumë dizajne ishin në lëkurë dhe mëndafsh. Aksesorët përfshinin syze dielli të mbështjella me pëlhurë të butë dhe çanta prej lëkure.  Java e Modës në Milano vazhdon edhe të hënën.