Lajme
Presidentja Sommaruga i drejtohet kombit me fjalimin e Vitit të Ri
Ajo me këtë rast ka përdorur furrën ku merr bukën, si metaforë. Nga kjo furrë ka mbajtur edhe fjalimin tradicional të Vitit të Ri
Ein gutes Jahr ist wie ein gutes Brot. Gesund und knusprig. Ein Vorgeschmack auf die Neujahrsansprache 🙂 pic.twitter.com/UQdo0JMGGc
— Simonetta Sommaruga (@s_sommaruga) January 1, 2020
Në fjalimin e saj për Vitin e Ri, Presidentija e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të jetës për të tjerët. Ajo me këtë rast ka përdorur furrën ku merr bukë, si metaforë. Nga kjo furrë ka mbajtur edhe fjalimin tradicional të Vitit të Ri, shkruan srf.ch.
Sommaruga është shprehur e lumtur që të gjithë në këtë vend mund të sigurojnë bukën si një element kryesor të ushqimit, transmeton albinfo.ch. Por ajo ka shprehur po ashtu dëshirën që çmimi të jetë i volitshëm për ata që mbjellin dhe korrin grurin. Çmimi gjithashtu duhet të kontribuojë për jetën në planet. Sepse secili dëshiron që edhe nipërit dhe mbesat të mund të urojnë “es guets Nöis” (Urime Viti i Ri, në dialektin zviceran të gjermanishtes).
Në fakt, të gjithë e dinë, sipas presidentes federale se: “Në mënyrë që ne të jemi vërtet të mirë, të tjerët duhet të jenë gjithashtu të mirë”.
Siç dihet, duke filluar nga sot, Simonetta Sommaruga është Presidente Federale e Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Këshilltarja Federatle nga SP do të përfaqësojë Zvicrën si shtet për një vit.
Këshilltari Federal SVP, Ueli Maurer, ka mbajtur këtë detyrë vitin e kaluar. Sipas një rregulloreje, këshilltarët federalë marrin përsipër detyrën e Presidentit Federal në rotacion. Sommaruga ishte presidente federale edhe në vitin 2015.
Sommaruga është arsimuar si pianiste në Konservatorin e Lucernit, por nuk ka bërë karrierë koncertale. Në vitin 1999 ajo ishte zgjedhur deputete në Parlament.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













