Kosova
Presidentja Osmani reagon për vrasjen e gruas në Pejë
“Ky femicid me përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes të një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë, përcjell albinfo.ch.
E para e vendit ka thënë se ky fenomen i tmerrshëm dhe femicidi duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë e me çdo kusht.
Ajo u bëri thirrje institucioneve të vendit, atyre të sigurisë dhe drejtësisë që të angazhohet për të ndalur dhunën mbi baza gjinore.
“Fatkeqësisht sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid me përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht. Mënyra e vetme për të ndalur atë është nëse rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet dhe si komb. Duhet të çohemi në këmbë kundër këtij fenomeni, sepse nuk kemi jetë vajzash dhe gra për të humbur. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të ndalim njëherë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore”, tha ajo.
Presidentja u ka bërë thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë, që të bashkohen kundër dhunës mbi bazë gjinore. “E kemi detyrë gjithsecili prej nesh që ta luftojmë këtë fenomen dhe t’i mbrojmë vajzat e gratë, dhe t’i mbrojmë gjithë qytetarët e shtetit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Osmani këto komente i bëri pasi mori pjesë në iniciativën “Thinking of you”, në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja tha se ky instalacion do të ndërkombëtarizohet pasi është mënyra më artistike për të shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe mbi të gjitha për të shprehur fuqinë e jashtëzakonshme të gruas së Kosovës.
“Thinking of you” si instalacion që ka filluar para sa vitesh ka qenë mënyra më artistike për të shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe mbi të gjitha për të shprehur fuqinë e jashtëzakonshme të gruas së Kosovës. Përmes këtij instalacioni që filloi në Kosovë dhe më pas u bashkua e gjithë bota ne treguam storje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, bëm thirrje për drejtësi dhe po ashtu ngritëm zërin për gratë dhe vajzat në botë që po përjetojnë dhunë”, theksoi Osmani.
Edhe autorja e këtij instalacioni, Alketa Xhafa-Mripa, tha se përmes të njëjtit tregohen storie të të mbijeturave të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Është kënaqësia ime të zhvilloj instalacionin artistik “Thinking of you”, i cili i ka rrënjët në Kosovë dhe është i frymëzuar nga të mbijetuarat e Kosovës. Dhe ne po sjellim dritë për të mbijetuarat (e luftës) globalisht nga një vend i vogël siç është Kosova. Pra, në Hagë, më 19 qershor do të jetë një instalacion i madh artistik, ku zërat e të mbijetuarave do të dëgjohen në të gjithë botën. Pra, thjeshtë mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e një vendi të vogël sepse ne kemi shumë për të dhënë atje, dhe Kosova po sjell zërat e tyre atje”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










