Kosova
Presidentja Osmani: Asociacioni nuk i kërkohet Kosovës para pranimit në KE
Osmani flet për Asociacionin dhe anëtarësimin në KiE: Kosova ka plotësuar detyrimet me Marrëveshjen Bazë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka dhënë përkushtimin për themelimin e Asociacionit, nëpërmjet ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së vitit 2013, por edhe me Marrëveshjen Bazë të shkurtit të vitit 2023, përcjell albinfo.ch.
Duke komentuar letrën e tre liderëve të shtetit drejtuar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakyoannis, e në të cilën u dha zotimi për zbatim të marrëveshjeve, në të cilat përfshihet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani ka deklaruar se ky “nuk është përkushtim i marsit 2024, por i marrëveshjes bazike të vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës”.
Osmani ka thënë se çështja e Asociacionit nuk i kërkohet Kosovës para pranimit në KE.
“Mos të harrojmë që për themelimin e tij është dhënë përkushtimi i plotë më 2013 nëpërmjet ratifikimit, por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, atë bazike të 27 shkurtit 2023. S’është përkushtim i marsit 2024, por i marrëveshjes bazike së vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit. Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj”, ka thënë Osmani për gazetarët pas konferencës së organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Arkansasit, për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Sot (e mërkurë), Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KE) do të shqyrtojë raportin e Bakoyannisit. Osmani ka thënë se shpreson që të miratohet dhe që më pas Asambleja e Përgjithshme ta rekomandojë anëtarësimin.
Osmani ka thënë se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar në lobim. Ka thënë se kushdo që mendon për shtyllat e Evropës duhet t’i thotë po pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Sipas Osmanit, raporti është pozitiv e ai rekomandon që Kosova të anëtarësohet në KE me të drejta të plota.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













