Kosova

Presidentja e re maqedonase – presidentes Osmani: E lumtur që gratë në rajon po bëjnë histori politike

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka reaguar pas urimit për fitimin e zgjedhjeve presidenciale që i ka bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Siljanovska-Davkova i ka shkruar Osmanit në gjuhën shqipe, teksa u shpreh e lumtur për faktin se gratë në rajon po bëjnë histori politike, transmeton albinfo.ch.

“E nderuar Vjosa, më gëzoi urimi huaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie ‘femërore’”, ka thënë ajo.